Vajza më e vogël e Felicity Huffman, Georgia është pranuar në kolegjin “Vassar” të New Yorkut - vetëm disa muaj pasi nëna e saj aktore u dënua me 14 ditë burg për përfshirjen në skandalin e regjistrimeve në kolegj.
Vajza 17-vjeçare e Felicity dhe William H. Macy i zbuloi lajmet rreth kolegjit në Instagram Stories, si dhe e azhurnoi profilin e saj në Instagram ku thuhet "Vassar 2024".
Njoftimi i saj vjen pasi që ish-aktorja e “Desperate Housewives”, Felicity, raportohet se kishte menduar të paguajë për t’i ndryshuar rezultatet e SAT të Georgia për ta regjistruar atë në kolegj, shkruan KOHA Ditore.
Ajo thuhet se më vonë kishte ndryshuar mendje, por e bëri mashtrimin për vajzën 19-vjeçare Sophia.
Felicity i kaloi vetëm 11 ditë prapa hekurave, pasi u deklarua fajtore se i kishte paguar 15.000 dollarë për provimet e pranimit në universitet të Sophia. Ajo do të jetë në liri me kusht për një vit.