“Ace Ventura 3” në zhvillim e sipër

“Ace Ventura 3” në zhvillim e sipër

13 December 2019 19:09

Hit filmi i Jim Carrey “Ace Ventura: Pet Detective” thuhet se do ta ketë një vazhdim të ri, më shumë se dy dekada pas vazhdimit të fundit.

Komediani e fitoi rolin e tij depërtues si detektivi ekscentrik i kafshëve në komedinë e vitit 1994, dhe e përsëriti rolin për “Ace Ventura: When Nature Calls” në vitin 1995.

Franshiza vazhdoi të krijojë seri të animuar spin-off dhe një film direkt-në-video, Ace Ventura Jr.: Pet Detective në vitin 2009, por tani raportet sugjerojnë se drejtuesit e studios po planifikojnë ta kthejnë përsëri personazhin e popullarizuar në një projekt të ri të ekranit të madh.

Burimet thonë për WeGotThisCovered.com se ekziston gjithashtu një mundësi që Carrey do të kthehet si Ventura.

Image

Zyrtarët në firmën e produksionit Morgan Creek, kompania që qëndron prapa filmave origjinalë, nuk i kanë adresuar drejtpërdrejt pretendimet, por ka treguar se lajmi është i vërtetë duke e postuar një link për artikullin në Twitter, krahas emojive sy dhe hashtagut "#AceVentura3".

Më parë ishte thënë se Carrey e kishte përjashtuar rikthimin si Ventura, sipas kolegut të tij nga “When Nature Calls”, Tommy Davidson, shkruan KOHA Ditore.

Vitin e kaluar ai tha për Us Weekly, (Carrey) nuk dëshiron ta bëjë këtë tani. Por Jim është një nga ata lloj artistësh që e bën atë që e ndien, ai e bën atë që beson.

“E pyeta për këtë. I thashë: ‘Hej mik, do të ishte mirë në Xhamajka.’ Ai tha, ‘Jo, nuk do t’i bëj ato tani...’"

Përfaqësuesit e Carrey nuk kanë komentuar për raportet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme