Showbiz

Paparacët e kapin Theronin pa grim: Dukej shumë e rraskapitur

Pasi që kohët e fundit e ndryshoi stilin e flokëve, aktorja Charlize Theron (44) përsëri i mahniti fansat e saj me një pamje natyrale. Një nga aktoret më të bukura në botë u kap nga paparacët duke dalë nga automobili në Los Angeles pa grim.

Aktorja e Afrikës së Jugut vendosi për një variant më spontan duke dalë në Los Angeles me një bluzë ngjyrë gri, pantallona dhe pallto të zezë, ndërsa modelin “e ri” të flokëve e fshehu me një kapelë leshi.

“Charlize është një bukuroshe natyrore dhe me këtë pamje ajo tregon se është vetëm njeri. Ajo dukej shumë e rraskapitur. Duhet të kujdeset më shumë për veten”, - komentuan fansat.

Theron foli sivjet për herë të parë hapur për fëmijërinë e saj traumatike, shkruan KOHA Ditore. Babai i saj ishte alkoolist dhe i dhunshëm, të cilin nëna e saj e kishte vrarë në vetëmbrojtje me armë zjarri kur aktorja ishte vetëm 16 vjeç. Aktorja e pranoi se kjo ia kishte shënjuar jetën.

“Atëherë shtiresha sikur kjo nuk kishte ndodhur, sepse nuk doja të flisja për këtë. Njerëzve u thosha se babai im kishte vdekur në një aksident automobilistik. Kush do të donte ta tregonte një histori të tillë? Askush nuk e di se si të reagojë kur u thoni që babai juaj është alkooliku të cilin e ka vrarë nëna juaj”, - kishte thënë ajo atëherë.