Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Willem Dafoe dhe qeni Togo si shpëtimi i vetëm nga epidemia

Disney e ka publikuar fragmentin e parë për aventurën e vet të ardhshme, filmin “Togo”. Filmi është i bazuar në histori të vërtetë, dhe bën fjalë për aventurën e jashtëzakonshme të një njeriu dhe qenit të tij besnik, në misionin për të shpëtuar nga epidemia.

Willem Dafoe shfaqet në rolin kryesor, ndërsa përmbledhja zyrtare na zbulon të gjithë ngjarjen:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur një epidemi vdekjeprurëse e godet vendin e largët Nome në Alaska, dhe i vetmi shërim ndodhet 600 milje larg, trajneri i shkathët i qenve për saja Leonhard Seppala (Dafoe) e merr detyrën që në sajat e tij ta transportojë ilaçin.

Image

Seppala e merr qenin e quajtur Togo, haskin e moshuar siberian, për t’i udhëhequr sajat e tij. Gruaja e tij (Julianne Nicholson) e ka rritur Togon qëkur ai ishte një qenush i prapë, shkruan KOHA Ditore. Seppala, i cili e kishte përcjellë gjatë gjithë atyre viteve besnikërinë dhe shpirtin e tij të guximshëm, e di se Togo është shansi i tij i vetëm për ta mbijetuar atë mision, veçanërisht për shkak të stuhisë së madhe që po shkon në drejtim të tyre.

Ericson Core e bën regjinë e filmit, skenarin e të cilit e ka shkruar Tom Flynn. Përveç Dafoe dhe Nicholson, në film luajnë edhe Christopher Heyerdahl, Richard Dormer, Michael Greyeyes, Michael McElhatton dhe Michael Gaston.

Filmi Togo do të jetë në dispozicion në shërbimin për streaming Disney+, më 20 dhjetor.