Filmi apokaliptik korean me zombi “Train to Busan” së shpejti do ta ketë vazhdimin. Regjisori Sang-ho Yeon tha se në filmin e ri të titulluar Bando/Peninsula ai do ta shfaqë një luftë "më të fortë dhe të ashpër" për mbijetesë, ndërsa filmi do të duhej të paraqitej qysh vitin e ardhshëm.
Filmi i ri do të duhej të vendosej katër vjet pas ngjarjeve nga filmi i parë, dhe do të përqendrohet në grupin e të mbijetuarve dhe luftën e tyre për të ikur nga vendi i infektuar.
Filmi origjinal doli në vitin 2016 dhe u bë hit i papritur, duke i fituar 87 milionë dollarë në të gjithë botën, shkruan KOHA Ditore. Ngjarja e filmit është vendosur në trenin që shkon nga Seuli në Busan dhe bën fjalë për njerëzit që përpiqen ta shpëtojnë veten nga epidemia që i shndërron njerëzit në zombi.
Në vazhdim, i cili tani e ka edhe datën e publikimit 12 gusht 2020, thuhet se nuk do të shfaqet asnjë prej aktorëve nga filmi i parë.
Së bashku me vazhdimin, së shpejti pritet edhe rimejku i filmit “Train to Busan”. Versioni i ri do të duhej të jetë në anglisht, skenari do të shkruhet nga Gary Dauberman, ndërsa James Wan do të duhej të jetë producent i filmit.