Showbiz

Rami Malek nuk pendohet për puthjen me Daniel Craig

Rami Malek nuk pendohet që e ka puthur Daniel Craigin pasi që dyshja u lidh derisa xhiruan një skenë për filmin e ri të James Bondit.

Ylli i “Bohemian Rapsody” e luan Safinin, keqbërësin më të ri të Bondit në vazhdimin e ardhshëm të 007, “No Time to Die”, ndërsa në tetor (2019) ai zbuloi se ai dhe Daniel ishin puthur gjatë xhirimeve.

I pyetur nëse ishte penduar për puthjen dhe bërjen e saj publike gjatë një interviste në emisionin britanik të mëngjesit Lorrene, aktori tha: "jo" sepse momenti në fjalë kishte ardhur për shkak të krenarisë për një ide që ai e solli në një skenë të përbashkët, shkruan KOHA Ditore.

"Unë isha ‘fëmija i ri në bllok’ dhe po vija me shumë ide", shpjegoi ai. "Më ka ndodhur të kem një ide të mirë e cila u fut në film, kështu që mendoj se e meritoi që ai të më rrëmbente dhe të më puthte."

Ylli gjithashtu e vlerësoi krijuesin e “Fleabag”, Phoebe Waller-Bridge, i cili u soll nga producentët për ta përpiluar skenarin, pasi që ai shtoi humor të vërtetë në filmin e ri.

"Është një shkrimtar i shkëlqyeshëm, pavarësisht nëse e shikon Fleabag ose Killing Eve", tha ai.

“No Time to Die” do të dalë në prill.