Showbiz

Caitlyn Jenner shpërngulet në Australi

Descriptive Text

Caitlyn Jenner (70) është angazhuar për një reality show të ri, ndërsa duke pasur parasysh që për vite me radhë ishte para kamerave për shown 'Keeping Up With The Kardashians', kjo nuk duhet t’i paraqesë ndonjë problem të madh.

Megjithatë, që kur e xhiroi shown me bashkëshorten e vet Kris Jenner (64) dhe anëtarët e tjerë të familjes, shumëçka ka ndryshuar. Ajo nuk është më Bruce Jenner. Babai i Kendall dhe Kylie Jenner tashmë e ka ndryshuar gjininë dhe është bërë Caitlyn. Për shkak të kësaj, edhe familja e saj e ka urryer.

Ata në fakt nuk e kundërshtuan atë për ndërrimin e gjinisë, por për faktin që u është nënshtruar disa ndërhyrjeve pa u treguar atyre asgjë, shkruan KOHA Ditore. Adhuruesit e mëdhenj të këtij reality show edhe tani besojnë se nuk duhej ta kishte bërë atë, ndërsa si duket Caitlynit gjykimet i kanë ardhur në maje të hundës.

Kështu që ajo po shpërngulet në Australi ku do të marrë pjesë në shown "I’m A Celebrity... Get Me Out of Here". Thuhet se për këtë ajo do ta marrë një shumë të konsiderueshme, përkatësisht rreth 640 mijë dollarë për të hyrë në emision.

“Ajo është lodhur nga Amerika. Atje po e gjykojnë. Po t’i ishte ofruar të merrte pjesë në atë show në Amerikë, nuk do të kishte pranuar”, – tha shoqja e saj Pam Behan, e cila gjithashtu për një kohë ishte dado e fëmijëve të saj. Një arsye tjetër e mundshme për të cilën shkon në show është që familja e saj ta respektojë më shumë.

Caitlyn kohët e fundit ia uroi ish-bashkëshortes Kris ditëlindjen, por ajo e injoroi plotësisht atë.

“Urime ditëlindjen kësaj gruaje të veçantë. Ti je nënë dhe biznesmene e veçantë. Të dua”, - i kishte shkruar Caitlyn.