Showbiz

Netflix prezanton serinë për Selena Quintanillan dhe ngjashmëria është mahnitëse

Vitin e ardhshëm, një nga projektet e Netflixit është ai për këngëtaren e vdekur tragjikisht, Selena Quintanilla, ndërsa seria më në fund është prezantuar me një video të shkurtër.

Christian Serratos, të cilën mund ta shohim si Rosita Espinosa në serialin The Walking Dead, e ka fituar rolin titullar të këngëtares së famshme. Videoja e sjell një vështrim të parë të saj në këtë rol, dhe ngjashmëria me yllin muzikor të viteve 1990 është e mahnitshme.

Selena: The Series e sjell tregimin për jetën dhe karrierën shumë të shkurtër të Selena Quintanilla, dhe e hulumton marrëdhënien e saj me familjen dhe me karrierën dhe skenën, në të cilën i realizoi të gjitha ëndrrat e saj. Përveç Serratos në seri luajnë Ricarco Chavira dhe Gabriel Chavarria në rolet kryesore, ndërsa Noemí González do ta luajë motrën e Selenës dhe miken më të mirë Suzette, Seidy Lopez nënën e Selenës, Marcella, ndërsa Selenën e re do ta luajë Madison Taylor Baez.

Image

Selena ishte e njohur si Mbretëresha e Muzikës Tejano, ndërsa revista “Billboard” e radhiti atë në mesin e interpretuesve më të shitur të viteve 1990, shkruan KOHA Ditore. Ajo lindi në vitin 1971 ndërsa karrierën e filloi në vitin 1980 si anëtare e bendit familjar Selena në vitin 1980, por talenti i saj doli në pah vetëm kur u bë solo artiste. Në vitin 1987, ajo e fitoi çmimin në Tejano Music Award për vokalin më të mirë femëror, dhe më pas këtë çmim e fitoi edhe 9 herë radhazi. Deri në vitin 1995, popullariteti i saj vetëm sa rritej, ndërsa jetës së saj papritmas i dha fund ish menaxherja e cila e qëlloi atë. Ajo ishte vetëm 23 vjeç.

Netflix nuk e ka njoftuar ende datën e saktë të premierës së serisë Selena: The Series, por dihet se duhet t’i ketë gjashtë episode. Xhirimi filloi rreth një muaj më parë.