Seria televizive “Nusja nga Stambolli” vazhdon me dramat jetësore të secilit personazh. Situatat dramatike do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.
Përveç kthimit në shtëpi, Boranët do ta kthejnë edhe biznesin dhe rikthimi në zyrat e dikurshme do të jetë mjaft dramatik. Në ndërkohë, ceremonia solemne e hapjes së kompanisë “Boran Turizëm” do të jetë e tillë. Është një ceremoni e organizuar mirë, në të cilën do të jenë njerëzit kryesorë të qytetit të Bursas.
Në këtë hapje do të mungojnë Fikreti dhe Ademi, të cilët rastësisht do të takohen në një lokal. Do të kenë një zënkë, e cila do të përfundojë me plagosje e pasoja të mëdha. Dyshja do të gjendet në spital për shkak të rrahjes dhe therjes nga disa persona të panjohur. Se a do t’u rrezikohet jeta mbetet të zbardhet gjatë episodeve të radhës. Se si do të ndihet Dilara pasi kupton që Ademi është në spital e si do të reagojë Gynesh, e cila as nuk e di që Ademi gjendet aty, janë situatat e radhës.
Emiri, djali simpatik dhe melankolik i serialit, do të jetë viktimë e bulizmit në shkollë dhe do të jetë emocionalisht i thyer. Yzgyr do të vazhdojë me befasitë e saj dhe punën e përpiktë që bën. Befasia e javës është lajmi që zonja Esma merr nga mjeku i cili e paralajmëron që është në fazë të hershme të sëmundjes së Alzheimerit. Shumë befasi, dramë dhe të papritura gjatë tërë javës i presin shikuesit në episodet prej 222 deri në 226.
Shumë dramë, muzikë origjinale, momente dashurie e pikëllimi do ta përbëjnë edhe këtë javë serinë “Nusja nga Stambolli”. Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv ekskluzivisht vetëm në KTV, në terminin e zakonshëm e hënë - e premte, duke filluar nga ora 21:30. “Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh edhe është nominuar për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.