Jude Law si Papa i vjetër dhe John Malkovich si Papa i ri në serialin "The New Pope"

Jude Law si Papa i vjetër dhe John Malkovich si Papa i ri në serialin "The New Pope"

08 November 2019 08:33

Ka mbërritur Papa i ri dhe emri i tij është John Malkovich. Nga HBO vjen traileri i ri për The New Pope, ose sezoni i dytë i dramës seriale të shumë-vlerësuar The Young Pope, në të cilën Jude Law e luajti jashtëzakonisht mirë Piun XIII (Lenny Belardo) kompleksiv dhe konfliktual, i cili ishte Papa i parë amerikan.

Në fund të sezonit të parë, pamë se Piu XIII përfundoi në gjendje kome pas një predikimi të madh në Bazilikën e Shën Markut që do të thotë që Kisha duhet të zgjedhë një Papë të ri. Vendimi bie në Kardinalin John Brannox, të cilin e luan Malkovichi i shkëlqyer, i cili e zgjedh emrin Gjon Pali III. Papa i ri është i etur për publicitet dhe dëshiron të bëhet person i famshëm, duke pretenduar se kjo nuk është mendjelehtësi por domosdoshmëri e shërbimit të tij, shkruan KOHA Ditore. E gjithë kjo do ta shqetësojë Vatikanin pasi që rezulton se Papa i ri është jostabil, gjë që ai vetë e konfirmon në skenë kur i rrëfen mëkatet e tij. Në fund ekziston edhe një problem me Papën e ri, që është se Papa i vjetër nuk ka vdekur: Piu XIII. Ai është vetëm në gjendje kome, kështu që Vatikani duhet të përgatitet për luftën për pushtet kur ai të zgjohet dhe konfrontohet me Gjon Palin III.

Image

Në rolet e tjera luajnë Silvio Orlando, Javier Camara dhe Cecile de France, ndërkohë që në seri duhet të shfaqen edhe Sharon Stone dhe Marilyn Manson. Regjinë e bën përsëri regjisori italian Paolo Sorrentino, i cili në vitin 2013 e fitoi Oscarin në kategorinë e filmit më të mirë të huaj për dramën “The Great Beauty”, ndërsa e bën regjinë e nëntë episodeve të sezonit të ri. Skenarin e bashkë-shkruajnë me të Umberto Contarello dhe Stefano Bises. Seriali “The New Pope” në HBO mbërrin në janar të vitit 2020.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme