Showbiz

Jennifer Lopez tejet e ngazëllyer për bashkëpunimin me Shakirën në Super Bowl

Jennifer Lopez dhe Shakira tashmë janë duke punuar intensivisht lidhur me planet për performancën e tyre në pushimin mes pjesëve të Super Bowl.

Dy superyjet latine do t’i bashkojnë forcat për spektaklin në Miami, Florida më 2 shkurt (‘20), ndërsa ylli i hitit “On The Floor” zbuloi se ato janë në fazat e avancuara të planifikimit për ta krijuar një koncert perfekt, shkruan KOHA Ditore.

"Kam bërë shumë takime në lidhje me Super Bowl, duke përgatitur dhe angazhuar njerëz dhe duke vendosur koncepte dhe ide për koncertin e përbashkët", tha ylli i “Hustlers” për emisionin televiziv amerikan “Extra”. “Shakira dhe unë kemi biseduar disa herë tashmë. Ajo është duke e përgatitur pjesën e saj, unë jam duke e përgatitur pjesën time, po mendojmë se kush duam të na bashkohet në skenë, nëse duam..."

Duke folur për atë se çfarë mund të presin fansat nga seti, Jennifer shtoi: "Jemi shumë të ngazëllyera. Dëshirojmë ta bëjmë një koncert të bukur, me ndikim, të këndshëm dhe argëtues për të gjithë. Duam t'i bashkojmë të gjithë. Ky është qëllimi. Ne si artistë e kemi dhuntinë e rrallë për ta arritur këtë, dhe ky mendoj se është qëllimi ynë kryesor."

Performanca do të zhvillohet në ditëlindjen e këngëtares së “She Wolf”, Shakira – ndërsa Jennifer tha se mezi po priste të krijonte "diçka të veçantë" me shoqen e saj.

"Nuk ka si ajo, kështu që e di se të dyja bashkë do ta sjellim atë brend të veçantë të asaj që e bëjmë dhe do të ketë njerëz që as nuk na kanë parë të performojnë të cilët do të shohin diçka të veçantë atë natë", tha e entuziazmuar ylli i “Love Don’t Cost a Thing”.

{gallery}