Secili aktor e ka mënyrën e vet të përgatitjes për një rol të veçantë, ndërsa tashmë kemi dëgjuar shumë herë për metoda shumë të pazakonta të përgatitjes.
Në frymën e Jokerit, Jared Leto i befasoi kolegët e tij të filmit Suicide Squad me dhurata të reja çdo ditë, përfshirë prezervativë të përdorur, ndërsa, për shembull, Nicolas Cage kërkonte jogurt të nxehtë në gishtërinjtë e tij të këmbës për t'u përgatitur për skenën seksi në filmin Vampire’s Kiss.
Por Helena Bonham Carter duket se i ka tejkaluar të gjithë.

Aktorja nga filmat Fight Club dhe Harry Potter ka zbuluar se si është përgatitur saktësisht për rolin e princeshës Margaret, për sezonin e ardhshëm të serialit të Netflixit, “The Crown”, shkruan KOHA Ditore. Bonham Carter kërkoi këshillë për rolin pikërisht nga princesha Margaret edhe pse kjo e fundit ndërroi jetë 17 vjet më parë.
Aktorja thuhet se ishte konsultuar me fallxhorin për ta kontaktuar princeshën e ndjerë dhe i kërkoi asaj leje për ta luajtur atë. "E pyeta nëse pranonte që ta luaja dhe ajo tha "Je më e mirë se aktorja tjetër që e kishin në plan." Nuk duan të më thonë kush ishte. E di se kishin zgjedhur midis meje dhe dikujt tjetër", tha Bonham Carter.
Edhe
Meghan Markle drejt një roli të ri në Netflix
Përveç miratimit, aktorja gjithashtu mori udhëzime nga princesha se si ta luajë rolin e saj më së miri dhe ku duhet të ketë kujdes: "Duhanpirjen duhet ta qëllosh saktësisht. Unë kam pirë duhan në një mënyrë të veçantë. Mos e harro këtë - kjo është e rëndësishme - mbajtësi i cigares ishte po aq armë e shprehjes sa edhe që pinte duhan me të”, thotë të ketë thënë princesha e ndjerë.
Se a i ka aplikuar mirë këshillat e princeshës Bonham Carter këtë do ta mësojmë më 17 nëntor, kur në Netflix pritet sezoni i tretë i “The Crown”.