Oprah Winfrey i dhuron 13 milionë dollarë për universitetin historik

Oprah Winfrey i dhuron 13 milionë dollarë për universitetin historik

11 October 2019 00:22

Oprah Winfrey i ka dhuruar 13 milionë dollarë për një universitet të njohur në Georgia.

Një javë pasi ia dhuroi mbi 1 milion dollarë United Negro College Fund, magnatja e mediave ia ka shkruar një çek Kolegjit Morehouse në Atlanta.

Universiteti është themeluar 160 vjet më parë për t’i arsimuar meshkujt afrikano-amerikanë.

Image

Oprah e bëri njoftimin për donacionin e saj të fundit derisa po fliste në kolegj, ku ajo ishte duke u nderuar për një donacion të mëparshëm prej 12 milionë dollarësh vite më parë, i cili ka ndihmuar në mbulimin e shkollimit të pothuajse 600 studentëve, shkruan KOHA Ditore.

Winfrey ndodhet në Atlanta pasi e ndihmoi mikun e saj Tyler Perry ta lansonte kompleksin e tij të ri të studios në qytet gjatë fundjavës.

Donacioni i saj i përgjithshëm prej 25 milionë dollarësh për Morehouse është më i madhi që i është dhënë shkollës ndonjëherë.

"Mezi po pres që të shoh se çfarë do të bëjnë (studentët) me të ardhmen e tyre," tha Oprah derisa e bëri publik donacionin e saj të fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme