Mark Ronson do ta këmbente karrierën për të pasur fëmijë

Mark Ronson do ta këmbente karrierën për të pasur fëmijë

10 October 2019 20:51

Mark Ronson do të hiqte dorë nga karriera muzikore për të pasur fëmijë.

Producenti dhe fituesi i çmimit “Oscar” ka punuar në hite të ndryshme me yjet si Miley Cyrus, Lady Gaga dhe Amy Winehouse - por do ta "këmbente" suksesin e tij nëse kjo do të nënkuptonte se ai mund të kishte familje.

"Asnjëherë nuk kam menduar që puna do të ishte zëvendësim për të pasur familje, por definitivisht mendoj se ajo e plotëson një pjesë të zbrazëtirës më shumë sesa të shkoja në zyrë," tha ai për revistën Radio Times. "Unë i kam disa marrëdhënie të ngrohta që ndoshta e plotësojnë një pjesë të shpirtit tim i cili ka nevojë për përmbushje. Por më besoni, do ta këmbeja atë për fëmijë."

Mark u nda nga gruaja e tij prej gjashtë vjetësh, aktorja dhe këngëtarja franceze Josephine de La Baume, në vitin 2017, ndërsa shkurorëzimi u finalizua tetorin e kaluar, shkruan KOHA Ditore.

Muajin e kaluar muzikanti tha se ishte "sapioseksual", duke sugjeruar se atë e tërheqë intelekti para gjinisë dhe pamjes, por më vonë u tërhoq dhe kërkoi falje për komentet.

"Nuk e konsideroj veten pjesë e ndonjë komuniteti të margjinalizuar dhe kërkoj falje nëse dikush keqkuptoi ose u ofendua nga kjo," tha ai për Rolling Stone.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme