Mark Ronson do të hiqte dorë nga karriera muzikore për të pasur fëmijë.
Producenti dhe fituesi i çmimit “Oscar” ka punuar në hite të ndryshme me yjet si Miley Cyrus, Lady Gaga dhe Amy Winehouse - por do ta "këmbente" suksesin e tij nëse kjo do të nënkuptonte se ai mund të kishte familje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Asnjëherë nuk kam menduar që puna do të ishte zëvendësim për të pasur familje, por definitivisht mendoj se ajo e plotëson një pjesë të zbrazëtirës më shumë sesa të shkoja në zyrë," tha ai për revistën Radio Times. "Unë i kam disa marrëdhënie të ngrohta që ndoshta e plotësojnë një pjesë të shpirtit tim i cili ka nevojë për përmbushje. Por më besoni, do ta këmbeja atë për fëmijë."
Mark u nda nga gruaja e tij prej gjashtë vjetësh, aktorja dhe këngëtarja franceze Josephine de La Baume, në vitin 2017, ndërsa shkurorëzimi u finalizua tetorin e kaluar, shkruan KOHA Ditore.
Muajin e kaluar muzikanti tha se ishte "sapioseksual", duke sugjeruar se atë e tërheqë intelekti para gjinisë dhe pamjes, por më vonë u tërhoq dhe kërkoi falje për komentet.
"Nuk e konsideroj veten pjesë e ndonjë komuniteti të margjinalizuar dhe kërkoj falje nëse dikush keqkuptoi ose u ofendua nga kjo," tha ai për Rolling Stone.