Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Prishtinasja 19-vjeçare do të përfaqësojë Kosovën në Miss Globe 2019

Vajza nga Prishtina, Eriona Sejdiu do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Globe 2019.

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja merr pjesë për herë të parë në një garë të tillë bukurie të nivelit kaq të lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo studion shkencat juridike në Prishtinë dhe mes tjerash ka qenë aktive në disa projekte telelvizive. Pasioni i saj është aktrimi, këndimi dhe vallëzimi, ndërsa në kohën e lirë ajo merret edhe me punë vullnetare për të ndihmuar personat në nevojë.

Në intervistën e saj të parë për Miss Globe në pyetjen se çdo të ndodh me të nëse fiton, përgjigjet se do të ketë me siguri më shumë mundësi në jetë, por çdo herë do të jetë vetvetja, vetëm se do të jetë më e famshme.

Miss Globe 2019 është një ngjarje ndërkombëtare e garës së bukurisë ku marrin pjesë rreth 55 pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Vota juaj për Eriona Sejdiun do ta ndihmojë atë në këtë kategori./kosovapress

Image