Showbiz

“Pantera e zezë” qeras adhuruesit me një foto “të nxehtë”

Descriptive Text

Kanë kaluar vite qëkur ajo çdo ditë ecte nëpër pasarelat e modës, por Naomi Campbell ende është një nga modelet më me ndikim në botë. "Pantera e zezë" e industrisë së modës çdo ditë ecën mbi tapetat e kuq, dhe edhe pse nuk merr më pjesë nëpër revy, kjo zonjë e famshme në Instagram herë pas here u dhuron fansave foto lakuriqe të cilat i mahnitnin ata.

Këtë herë Naomi ia tejkaloi vetes dhe na kujtoi një kohë të gjatë në vitet 1990 kur ajo ishte në kulmin e famës së saj. Ajo u zhvesh në të brendshme dhe pozoi në mënyrë joshëse mes çarçafëve të bardhë të shtratit, shkruan KOHA Ditore.

"Fundjavë në kalvinet e mia," shkroi thjesht pranë fotos në të cilën shikonte drejt kamerës.

Fotografia deri më tani i ka mbledhur 160,000 pëlqime, ndërsa fansat i thanë asaj se bukuria e saj është e përjetshme dhe se vitet e kanë bërë atë më të bukur në sytë e tyre.