Angelina Jolie ka rrëfyer se humbi veten ndërsa marrëdhënies së saj me Brad Pitt po i vinte fundi.
Jolie paraqiti kërkesat për divorc nga aktori në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe gati 12 vitesh së bashku.
Në një intervistë, ylli i Hollywood e quajti ndarjen një moment të komplikuar dhe pranoi që: “Nuk po e njohja më veten time”.
Ndërkohë Jolie shtoi për revistën franceze Madame Figaro: “Humba veten.”
Gjatë ndarjes, 44-vjeçarja tha se ndihej pothuajse e parëndësishme edhe ose nuk ishte e dukshme për të tjerët.
Aktorja shtoi: “Ndjeja një trishtim të thellë. Isha e lënduar.”
Gjithashtu edhe Pitt foli hapur për divorcin e tyre pak ditë më parë në një intervistë për New York Times. 55-vjeçari zbuloi se kërkoi ndihmë nga qendrat e alkoolizmit pasi Jolie bëri kërkesën për divorc.
“Hoqa dorë nga pirja”, tha ai.
Aktori rrëfeu se para ndarjes ai pinte alkool dhe marihuanë./oranews