Tenori i njohur Placido Domingo ndodhet jashtë operës, pas akuzave ndaj tij për ngacmim seksual.
78-vjeçari do të performonte në rolin kryesor “Macbeth” mbrëmjen e djeshme.
Domingo i mohon pretendimet, por në një deklaratë tha se marrëdhënia e tij mbi 50-vjeçare me shtëpinë e operës kishte mbaruar.
Disa kompani të tjera kanë anuluar tashmë koncertet e tij.
20 gra e kanë akuzuar spanjollin për ngacmim seksual, sjellje të papërshtatshme seksuale dhe se përdorte pozicionin e tij në industri për t’i dëmtuar karrierën nëse e refuzonin atë.
Pretendimet e tyre u botuan në dy artikuj nga agjencia e lajmeve Associated Press, përcjell Shqiptarja.
“Unë bëra debutimin tim të parë në Operën Metropolitane në moshën 27- vjeçare dhe kam kënduar në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vjet rresht", tha ai.