Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Heather Locklear përsëri në rehabilitim për varësi nga alkooli

Aktorja Heather Locklear po lufton me varësinë për vite me radhë, ndërsa tani në rrjetet sociale e ka postuar një foto nga një klinikë për shërim të varësisë prej alkoolit.

Në profilin e saj në Instagram, ajo e postoi një fotografi të një pasqyre në të cilën kishte shkruar fjalë të lutjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Zot, po ta dhuroj veten. Të ndërtosh me mua dhe të vendosësh çfarë të bësh me mua. Më çliro nga prangat e vetes time", ka shkruar aktorja e cila në pjesën e tretë të shërimit prej varësisë iu drejtua fesë dhe Zotit.

Locklear, e cila njihet për rolet e saj në serialet "Dynasty", "Melrose Place" dhe "Spin City", e ka jetuar një jetë mjaft turbulente dhe plot skandale.

Vitin e kaluar, ajo u grind me partnerin Chris Heisser, të cilin e rrahu dhe e nxori nga shtëpia. Në atë kohë aktorja u vendos në repartin psikiatrik, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, ajo vitin e kaluar përfundoi në stacionin policor sepse në gjendje të dehur u përplas me automobil në rrethojën e shtëpisë së saj në Kaliforni, ndërsa kur u lirua nga paraburgimi, u mbidozua.

Në një rast, ajo u arrestua sepse e kishte ngulfatur nënën e saj 85-vjeçare dhe kishte kërcënuar se do të vetëvritej.