Showbiz

Bendi “Pussycat Dolls” kthehet në skenë pas dhjetë vjetësh

Bendi “Pussycat Dolls” kthehet në skenë pas dhjetë vjetësh

Anëtaret e një prej bendeve më të njohura femërore të të gjitha kohërave, “Pussycat Dolls”, po kthehen në skenë dhjetë vjet pasi që u ndanë zyrtarisht për shkak të dëshirës për t’i ndjekur solo karrierat.

Nicole Scherzinger, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Melody Thornton, Jessica Sutta dhe Kimberly Wyat e nënshkruan një kontratë shumëmilionëshe, me të cilën përkushtohen ta mbajnë turneun botëror dhe regjistrimin e këngëve të reja.