Showbiz

Yllit të Instagramit i kanë mbetur vetëm disa javë jetë

Samantha Jaelle është e preferuar në mesin e femrave më të pjekura të cilave ajo u jep këshilla për bukurinë në video blogun e saj, por tani ajo i ka shokuar ndjekësit e saj me videon në të cilën u tha lamtumirë atyre, duke sqaruar se i kanë mbetur vetëm disa javë jetë. Kohët e fundit, ky yll 49-vjeçar i sekreteve dhe këshillave të bukurisë mësoi se e ka një formë të rrallë të kancerit agresiv të trurit, për të cilin nuk ka ilaç në këtë fazë, ndërsa te mjeku shkoi për shkak të një kokëdhimbjeje që nuk i largohej dot.

 

”Lamtumira ime e fundit dhe java ime më e keqe”, e titulloi ajo videon, e cila i pikëlloi të gjithë ata që i kishin ndjekur rregullisht aventurat e saj në botën e produkteve të bukurisë.

'Do të jetë mirë, por edhe do të jetë e pikëllueshme', i paralajmëroi ajo fansat e saj në video, dhe më pas me lot në sy i luti që ta ndihmojnë për ta financuar udhëtimin e saj të fundit nëpër vendlindjen e saj Britaninë, së bashku me familjen e saj.

Image

Samantha e filloi fushatën, por shpejt zbuloi se sponsorët e saj kryesorë kishin vendosur ta financonin udhëtimin me të cilin gjithashtu do të ndahej edhe nga të dashurit e saj, shkruan KOHA Ditore. Blogerja nga Norfolku anglez është nënë e katër fëmijëve dhe gjyshe e shtatë nipërve dhe mbesave, të cilët për fat të keq do t’i lërë pas vetes shumë herët.