"South Park" edhe me tri sezone të tjera

"South Park" edhe me tri sezone të tjera

17 September 2019 09:23

South Park po kthehet. Dhe atë jo vetëm me sezonin e ri, të 23-të, i cili fillon më 25 shtator, por me tri sezone të tjera pas këtij.

Comedy Central ia ka dhënë dritën e gjelbër edhe 30 episodeve të tjera, ndërsa seriali shumëvjeçar në sezonin e ri do të arrijë sukses të madh dhe do ta shfaqë episodin e vet të 300-të, shkruan KOHA Ditore.

"Me sa duket përpjekjet tona për t'i detyruar që ta anulojnë serialin tonë kanë dështuar", thanë krijuesit e serisë Tre y Parker dhe Matt Stone në një njoftim për media. "Për fat të mirë, ne e duam Comedy Central dhe presidentin, Kent Alterman, dhe ekipin tonë, kështu që mezi i presim mundësitë e reja për ta anuluar atë në vitet e ardhshme.

Image

"South Park është një nga komeditë më të mëdha në historinë e televizionit, e pakonkurrencë në forcën e saj satirike dhe rëndësinë kulturore, dhe nuk duket se do të ngadalësojë së shpejti," tha Alterman. "Nëse njerëzimi do të ekzistojë edhe 1000 vjet, historianët do t'i konsiderojnë Beatles, Muhammed Ali dhe Matt dhe Trey si artistët më të rëndësishëm të epokës sonë. Do të bëjmë po aq sezone sa të duan," shtoi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme