“Bauhaus” ribashkohet për koncertin në Los Angeles

“Bauhaus” ribashkohet për koncertin në Los Angeles

12 September 2019 07:41

Pionierët britanikë të muzikës goth, “Bauhaus”, po ribashkohen për një koncert në Los Angeles.

Frontmeni Peter Murphy dhe shokët e tij të bendit Daniel Ash, David J dhe Kevin Haskins do të rigrupohen për herë të parë në më shumë se një dekadë për një koncert në Hollywood Palladium më 3 nëntor.

Kuarteti u nda për herë të parë në vitin 1985, por u ribashkua tre vjet më vonë dhe përsëri nga viti 2005 deri në 2008, kur rockerët performuan në festivalin Coachella në Kaliforni dhe ishin në turne me “Nine Inch Nails”.

Lajmet për ribashkimin më të fundit vijnë vetëm disa javë pasi Murphy pësoi sulm në zemër dhe e shtyu një seri koncertesh solo në New York City.

Këngëtari i “Bela Lugosi’s Dead” u dërgua në spital më 13 gusht për shkak të problemeve respiratore, ndërsa mjekët konkluduan se ai kishte pësuar infarkt miokardial, shkruan KOHA Ditore.

Image

Në një deklaratë të kohëve të fundit nga këngëtari thuhet: "Pas episodit tim të fundit në New York City me sulmin në zemër dhe pasi u pranova në Spitalin Lenox Hill dhe pasi kalova nëpër masa të kujdesit intensiv, me kënaqësi mund të them që e kam bërë një shërim të plotë.

"Falë ekipit të shkëlqyer të mjekëve, specialistëve, infermierëve dhe stafit të kujdesit, me shumë kënaqësi mund të them që mund t’i kthehem punës përsëri."

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme