Showbiz

Johansson pjesë e filmit komik në kohë lufte

Descriptive Text

Aktorët Sam Rockwell dhe Scarlett Johanson ishin të pranishëm në festivalin ndërkombëtar të Torontos për premierën e filmit “Jojo Rabbit”.

Regjisori Taika Waititi u përkujdes që ta kthente në film romanin e shkrimtares Cristine Leunens që ka të njëjtin titull.

Regjisori, në të njëjtën kohë, në këtë komedi luan rolin e diktatorit famëkeq Adolf Hitler, raporton KTV.

Filmi ka të bëjë me personazhin Jojo që zbulon se nëna e tij, të cilën e luan aktorja Johansson, po fshihte një vajzë hebreje në shtëpinë e tyre.

Rolin e Jojos e luan aktori i ri Roman Griffin Davis.

Filmi “Jojo Rabbit” është njëri nga 10 projektet garuese për çmimin kryesor të festivalit ndërkombëtar të Torontos.

Premiera botërore e filmit pritet të jepet më 18 tetor në SHBA.