Showbiz

“Nusja nga Stambolli” në pesë episode dramatike

Seria televizive “Nusja nga Stambolli” tashmë ka hyrë në sezonin e tretë. Episodet e kësaj jave janë mjaft dramatike për të gjitha personazhet.

Faruku, duke mbajtur barrën e gjithë familjes, ndien veten fajtor dhe përgjegjës për fatin e familjes. Ai punësohet tek shoku i tij i fëmijërisë sa për të mbuluar shpenzimet minimale për jetë.

Halla Ylfet pas takimit me nipat e saj, të cilët kërkuan që ta shesin tokën e trashëguar nga gjyshi, është këmbëngulëse që toka të mos shitet. Ademi do të vazhdojë që të insistojë të takohet me Dilarën që të sqarojnë jetën e tyre dhe çështjen e fëmijës që presin. Ipek, në moment dobësie do të shkaktojë një problem financiar për Esmanë. Esma, e mërzitur shumë se si i erdhën punët që të jetojë në shtëpinë e shërbëtores së saj, dhe në pamundësi që t’u ndihmojë djemve, do të thyhet moralisht. Mirëpo, mbështetja dhe fuqia e saj do të mbeten familja dhe marrëdhëniet me ta në mënyrë që t’ia dalin së bashku të zgjedhin problemin e falimentimit. Takimi i Esmasë me hallë Ylfeten do të nxjerrë në pah shumëçka lidhur me të kaluarën e tyre.

Shumë dramë, muzikë origjinale, momente dashurie e pikëllimi do ta përbëjnë edhe këtë javë të serisë “Nusja nga Stambolli”.

Kështu do të vazhdojë maratona e peripecive të familjes Boran në ekranin televiziv, ekskluzivisht vetëm në KTV në terminin e zakonshëm e prej të hënës deri të premten duke filluar nga ora 21:30.

“Nusja nga Stambolli” është një nga seritë më të shikuara televizive në Ballkan dhe njëherësh është nominuar edhe për çmimin “Emmy” si seria më e mirë në gjuhë të huaj.