Jamie Foxx brenda një muaji i ndërron tri femra

Jamie Foxx brenda një muaji i ndërron tri femra

28 August 2019 23:26

Aktorit amerikan Jamie Foxx nuk iu desh shumë që ta tejkalonte ndarjen e kohëve të fundit me lidhjen e tij shumëvjeçare, aktoren Katie Holmes.

Pasi u kap kohët e fundit në një takim, duke u mbajtur për dore me këngëtaren 21-vjeçare në ngritje Selo Vave, aktori 51-vjeçar u fotografua tani duke u argëtuar me disa vajza.

Image

Vëmendjen e tij e tërhoqën veçanërisht dy bionde, me të cilat argëtohej gjithë ditën. Femrat ishin pranë Jamiet gjatë gjithë kohës, përveç kur ai shkonte herë pas here në bar për ta pirë ndonjë pije. Treshja dukej mjaft intime, ndërsa aktori u kap me njërën prej tyre në përqafim përkëdhelës.

Image

T’ju rikujtojmë, Jamie ka qenë në lidhje me aktoren Katie Holmes që nga viti 2013, ndërsa dalja e tyre e parë zyrtare ishte këtë pranverë në Met Gala, një ngjarje kjo ekskluzive e modës e cila mbahet një herë në vit në Metropolitan Museum of Art në New York, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse u përfol se ai e kishte tradhtuar atë me Selon e re, ai me vendosmëri e mohoi këtë dhe shpjegoi se ai e kishte përcjellë atë vetëm deri tek automobili atë natë, kur ata ishin parë së bashku. Ai shtoi se e njeh atë sepse ajo shoqërohet me vajzat e tij, njëra prej të cilave është praktikisht sa mosha e saj.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme