Showbiz

Kim Kardashian krejt ndryshe pa makijazh

Kim Kardashian rrëmben vëmendje thuajse në çdo paraqitje të saj.

Ylli televiziv, 38 vjeçe, së fundmi është shfaqur pa makijazh, derisa ishte për të darkuar me bashkëshortin e saj, Kanye West, të dielën mbrëma.

Bukuroshja u shfaq me veshje sportive dhe me pamje natyrale rrugëve të Kalifornisë, saktësisht në Santa Monica.

Themeluesja e “KKW Beauty” rrallëherë shfaqet e tillë, por që nuk ka dyshim se duket më ndryshe ngaqë jemi mësuar, transmeton “Koha Ditore”.

Ndërkohë, zeshkania tash e disa vjet është e martuar me reperin Kanye West dhe kanë katër fëmijë, vajzën gjashtëvjeçare North, djalin trevjeçar Saint, Chikago, njëvjeçare dhe të një djali të vogël nga një nënë surrogate.