Showbiz

Aktori u përgjigjet kritikëve që thonë se është “tepër i shëmtuar” për një film të Marvelit

Aktori u përgjigjet kritikëve që thonë se është “tepër i shëmtuar” për një film të Marvelit

Simu Liu mezi ka pasur kohë ta festojë angazhimin e tij në rolin kryesor të filmit të Marvel Studios “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings”, dhe ai tashmë është duke u marrë me urrejtësit.

Aktori nga filmi i parë superheroik nga Azia, i cili do të dalë në vitin 2021, e publikoi një video nga uebsajti Asian Boss, në të cilën një reporter doli në rrugët e Pekinit për të pyetur nëse Liu është "shumë i shëmtuar" - sipas standardeve kineze – që të jetë në filmin e Marvelit.