Cardi B e kupton Bernien.
Reperja dhe njohësja e politikës u ul me kandidatin presidencial Sen. Bernie Sanders për një video të re fushate të vendosur në një sallon thonjsh në Detroit. (Mjerisht, vetëm Cardi i kishte thonjtë e manikyruar.)
Performuesja e “Bodak Yellow” dhe senatori i Vermontit ndajnë më shumë sesa afrimitetin për presidentin Franklin Roosevelt ("Ai është i preferuari im", tha ajo, duke bërë që Sanders të përgjigjet, "Epo, shpresoj që unë jam i preferuari juaj pasi të zgjidhem"). Ata gjithashtu pajtohen për çështjet si rritja e pagës minimale, anulimi i borxhit të studentëve dhe mposhtja e Donald Trumpit në vitin 2020.
"Presidenti ynë është një përqeshësh dhe mënyra e vetme për ta nxjerrë atë është dikush të fitojë," vuri në dukje Cardi.
"Duhet ta heqim qafe Donald Trumpin, pa dyshim", u dakordua Sanders, "sepse Donald Trump është një racist i hapur. Ai e ka tepruar".
Cardi tha se qëndrimet raciste në klimën aktuale politike i sheh si "dekurajuese" për njerëzit me ngjyrë, duke shtuar se, "Kjo na bën të ndihemi sikur jemi të pavlerë".
Në lidhje me brutalitetin e policisë, Sanders propozoi që Departamenti i Drejtësisë ta hetojë çdo vrasje të lidhur me policët dhe inkurajoi punësime për etnicitete të ndryshme, duke thënë se departamentet "duhet të duken si komunitetet që ato i shërbejnë, jo si një ushtri shtypëse".
Cardi B e pranoi se ajo e konsideronte policinë "derra", por që prej asaj kohe e ka kuptuar që shumë thjesht ata duan të mbrojnë dhe shërbejnë, dhe vuri në dukje se ajo është e kujdesshme që të mos i "sulmojë" më personat me uniformë.
Dyshja gjithashtu foli për kujdesin shëndetësor (taksat do të rriten, por bashkëpagesat do të reduktohen); emigracionin (Sanders u zotua ta "rivendosë dhe zgjerojë "DACA); dhe rritjen e pagave, me ç’rast Cardi B theksoi se kishte vështirësi me financat përpara se të bëhej e famshme.
"Nuk isha në gjendje ta paguaja qiranë time, të hipja në transport dhe të haja", tha ajo, ndërsa Sanders e theksoi mbështetjen e tij për një pagë minimale prej 15 $/orë.
A do të ndihmojë Cardi B t'i sjellë Sandersit më shumë vota nga fansat e saj? Përcillini sondazhet...