Lana Del Rey këngë kundër sulmeve terroriste në Amerikë

Lana Del Rey këngë kundër sulmeve terroriste në Amerikë

06 August 2019 12:15

Këngëtarja amerikane Lana Del Rey, e ka shkruar e kënduar një këngë për sulmet terroriste që ndodhën ditët e fundit në Amerikë.

“Në kërkim të Amerikës”, “Looking for America” e ka titulluar këngën që e ka publikuar përmes një videoje në Instagram, transmeton Koha.net.

Me këtë këngë i është kundërpërgjigjur sulmeve terroriste që ndodhën këto ditë në El Paso dhe Dayton.

Sulmi i parë ndodhi në El Paso.

Lexo edhe: 19 të vdekur e mbi 40 të plagosur pas të shtënave në El Paso

Menjëherë pas kësaj, një sulm tjetër terrorist u krye në Dayton.

Lexo edhe: Tjetër sulm në SHBA, nëntë të vrarë në Dayton

Versioni i “Looking for America” është ende i papërfunduar. Baladë kjo që u realizua nga Rey dhe Antonoff me kitarë.

Lana Del Rey do të publikojë më 30 gusht albumin e saj të gjashtë “Norman Fucking Rockwell”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme