Tjetër sulm në SHBA, nëntë të vrarë në Dayton Foto: CNN

Tjetër sulm në SHBA, nëntë të vrarë në Dayton

04 August 2019 10:27

Nëntë persona janë vrarë dhe së paku 16 të tjerë janë lënduar në një sulm masiv të dielën në Dayton të Ohios, SHBA, ka konfirmuar policia.

Sulmuesi është vrarë nga policia, ka konfirmuar departamenti policor në Dayton.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po punojnë në identifikimin e sulmuesit dhe motivin.

Ky incident erdhi pak orë pas sulmit masiv në El Paso, Teksas, që la 20 persona të vdekur e ku u plagosën edhe më shumë se 20 të tjerë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për sulmin, veçse ai ka ndodhur në distriktin e Oregonit, një lagje e njohur për klubet e natës, galeritë e artit e dyqane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme