Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kida: Vera për mua është gjumë e koncerte

Kamera e Edicionit Veror në Dhërmi jo vetën që sjell vende piktoreske që pëlqehen nga turistë, persona që punojnë dhe që u shërbejnë vizitorëve me produket të përgatitura nga vetë ata, por edhe personazhe publikë.

Këtë herë gazetarët e ABC News nuk ka lënë t’u ikë këngëtarja Kida, e cila ka qenë në një nga lokalet duke mbajtur një performancë.

Ajo është shprehur se është shumë e angazhuar gjatë verës, por koncertet që po mban i japin shumë kënaqësi.

“Më japin emocion shumë të madhe dhe e kaloj më shumë qejf dhe pa lodhje. Rruga është pak e lodhshme, por në përgjithësi kënaqem shumë”.

Por si e kalon Kida verën?

“Vera është vetëm gjumë, të shkosh për t' u rregulluar, dhe koncerte”.

Edhe Rita Ora tregon se është obsesionuar pas të bërit jetë të shëndetshme Showbiz Rita Ora tregon se është obsesionuar pas të bërit jetë të shëndetshme

Me gjithë agjendën e ngarkuar Kida ka treguar se bën fitnes për të mbajtur trupin në formë.

“Bëj fitnes dhe nuk e ndërpres vetëm nëse kam ndonjë punë ose kam diçka që ma ndërpre. Mundohem që gjatë periudhës së dimrit të ushtrohem më shumë”, tha Kida. /abcnews.