Yjet e “Game of Thrones” kandiduan veten për çmimet “Emmy”

Yjet e “Game of Thrones” kandiduan veten për çmimet “Emmy”

20 July 2019 23:35

Gwendoline Christie, ylli i serisë Game of Thrones, e ka nominuar veten në mesin e fituesve potencialë të Emmy pasi që shtëpia e produksionit HBO nuk e bëri këtë, raporton BBC.

Christie, e cila në këtë seri të popullarizuar e ekranizoi Ser Brienne, e nominoi veten në kategorinë për aktoren më të mirë mbështetëse në seri.

HBO konfirmoi për CBS se e kishte radhitur Lena Headey, Maisie Williams dhe Sophie Turner. Aktorët Alfie Allen dhe Carice van Houten gjithashtu e kishin kandiduar veten.

"Nuk mund ta besoj. E falënderoj universin," shkroi Christie në Instagram ku e njoftoi nominimin e saj, shkruan KOHA Ditore.

Seriali "Game of Thrones" i fitoi 32 nominime për çmimin prestigjioz “Emmy”, që është numri më i madh i nominimeve për një seri në një vit.

“The Hollywood Reporter” shkruan se Christie, Allen dhe Van Houte duhej t’i paguanin 225 dollarë për t'u kandiduar, gjë që nuk është një praktikë e pazakontë për aktorët.

Kështu në vitin 2011, Rob Lowe e nominoi veten në kategorinë për aktorin kryesor në serinë "Parks and Recreation", edhe pse shumë njerëz konsideruan se ai e luan një rol mbështetës në këtë seri.

Matthew Perry, i cili në serinë "Friends" e luante Chandler, e tërhoqi nominim e tij për “Emmy” në vitin 2000, pasi mësoi se NBC e kishte nominuar atë në kategorinë për aktorin më të mirë, për shkak se aktorët ishin pajtuar të garonin vetëm në kategorinë për role mbështetëse.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme