Përgatituni për finalen e sezonit të dytë të "Big Little Lies": Nicole Kidman kundër Meryl Streep

Përgatituni për finalen e sezonit të dytë të "Big Little Lies": Nicole Kidman kundër Meryl Streep

19 July 2019 23:48

Në fillim të qershorit në ekranet e vogla ka mbërritur sezoni i dytë i hit serisë së HBO “Big Little Lies”, ndërsa të hënën do të transmetohet episodi i saj i fundit.

Përgatituni për një ditë të keqe në gjykatë! Në episodin e fundit, ndër të tjera, shumë njerëz mezi po presin se si do të përfundojë beteja për kujdestari e udhëhequr nga Celeste (Nicole Kidman) kundër vjehrrës së saj Mary Louise (Meryl Streep), e cila e filloi luftën për kujdestarinë e dy nipave të saj. Në episodin e fundit të shfaqur e pamë se si Mary Louise luan lojë të ndyrë për ta fituar këtë betejë ligjore, shkruan KOHA Ditore. Për shkak se në episodin e fundit Mary Louise duhet të dëshmojë, pritet që do të mësojmë më shumë rreth fëmijërisë së Perryt (Alexander Skarsgard) dhe arsyet se pse është bërë aq i dhunshëm (t’ju rikujtojmë, vëllai i tij vdiq në moshën pesëvjeçare në rrethana të pasqaruara, dhe më pas babai e braktisi familjen).

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me Bonnie (Zoe Kravitz), për të cilën kemi mësuar detaje traumatike nga fëmijëria, çfarë e ardhmeje i pret Jane (Shailene Woodley), Renata (Laura Dern) dhe Madeline (Reese Witherspoon), bashkëshorti i së cilës, Ed (Adam Scott ), e bëri një hap të papritur për të ardhmen e martesës së tyre.

Image

Sezoni i dytë tani për tani ka kritika dhe vlerësime të shkëlqyera, dhe veçanërisht vlerësohet Streep për performancën e saj fantastike si Mary Louise. Shumë adhurues po pyesin nëse do të jetë i mundur sezoni i tretë, por presidenti i HBO Casey Bloys e ka hedhur poshtë këtë mundësi si joreale, sepse yjet kryesore (Reese Witherspoon, Nicole Kidman, Shailene Woodley, Laura Dern, Zoë Kravitz) janë të zëna me projekte të tjera.

Episodi i shtatë dhe i fundit i serisë Big Little Lies do të shfaqet në kanalin HBO të hënën, më 22 korrik, në ora 3 të mëngjesit dhe më vonë po të njëjtën ditë në ora 20.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme