Showbiz

Christoph Waltz megjithatë do të luajë edhe në një film të "Bondit"

Edhe një tjetër person i famshëm kthehet në filmat e James Bondit. Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar Christoph Waltz do ta përsërisë rolin e tij të super-keqbërësit Blofeld në filmin deri më tani të patitulluar Bond 25. Në këtë rol për herë të parë atë e pamë në filmin e fundit të James Bond, Specter, si keqbërësin të cilin në filmat e mëhershëm e luajtën edhe Donald Pleasance, Telly Savalas, Charles Grey dhe Max von Sydow.

Filmi aktualisht po xhirohet në Londër, ndërsa Waltz është vetëm njëri nga aktorët (e njohur) të cilët do të rishfaqen në filmin e Bondit: me Daniel Craig si James Bond rolet e tyre do t’i përsërisin edhe Ralph Fiennes, Lea Seydoux dhe Naomie Harris, shkruan KOHA Ditore. Regjinë e këtij vazhdimi e nënshkruan Cary Joji Fukunaga, ndërsa në rolet e tjera janë edhe emrat e njohur si Rami Malek (dihet se luan rolin e keqbërësit), Ana de Armas, Lashani Lynch, David Dencik, Billy Magnussen, Dali Benssalah, Jeffrey Wright, Ben Whishaw dhe Rory Kinnear.

Image

Xhirimet tashmë dy herë janë ndërprerë dhe pasi që Craig u lëndua në Xhamajka dhe pasi shpërthimi i kontrolluar e lëndoi një anëtar të ekipit në qershor, por aktualisht si duket produksioni është duke shkuar sipas planit dhe filmi në kinema do të shfaqet në fillim të prillit të vitit 2020 (në Britaninë e Madhe më 3 prill, ndërsa në SHBA më 8 prill).