Showbiz

Samuel L. Jackson me Chris Rock në rebootin e horrorit “Jigsaw”

Samuel L. Jackson i është bashkuar Chris Rock në rebootin e Lionsgate të rebootit të horror-franshizës së popullarizuar “Jigsaw”, shkruan Variety.

Produksioni i filmit tashmë ka filluar, ndërsa Rock do të luajë detektivin policor i cili heton serinë e vrasjeve të tmerrshme. Jackson do të jetë në rolin e babait të tij, ndërsa Max Minghella do ta luajë partnerin policor të Rock. Marisol Nichols e ka fituar rolin e kapitenes së policisë.

Lionsgate i mban të fshehta detajet për rrëfimin. Dihet vetëm se rebooti do të sjellë kurthe monstruoze, gjurmë të mençura dhe se do të ketë atmosferë drithëruese të cilën nuk e presin madje as adhuruesit më të mëdhenj të horrorit.

Image

Mark Burg dhe Oren Koules do të jenë producentë edhe të këtij versioni të filmit, ndërsa regjinë do ta bëjë Darren Lynn Bousman i cili ka punuar edhe në Jigsaw 2, 3 dhe 4, shkruan KOHA Ditore. Arsyeja kryesore për versionin e ri të Jigsaw është se Rock e adhuron këtë franshizë.

Jigsaw kishte filluar në vitin 2004 dhe janë bërë gjithsej tetë filma ku i fundit ishte shfaqur vitin e kaluar. Të tetë filmat kanë fituar gati një miliard dollarë anembanë botës (967 milionë dollarë), dhe asnjëri nuk i ka kushtuar tepër shumë studios Lionsgate – kanë kushtuar: 1.2 milionë, 4 milionë, 10 milionë (edhe treshi edhe katërshi), 10,8 milionë, 11 milionë, 20 milionë dhe 10 miliona i fundit.

Jigsaw i ri vjen më 23 tetor të vitit 2020.