Showbiz

Snoop Dogg mbështet rritjen e pagesës për ekipin fitues të Kupës së Botës në futbollin e femrave

Snoop Dogg mbështet rritjen e pagesës për ekipin fitues të Kupës së Botës në futbollin e femrave

Adhuruesi i futbollit, Snoop Dogg, ka apeluar tek fuqitë sportive të Amerikës që t’ua rrisin pagesën ekipit të femrave në futboll pasi që kanë fituar Kupën e Botës ditë më parë në Francë.

Ekipi e ngriti trofeun për të katërtën herë të dielën e kaluar pasi që mposhti Holandën në Francë, dhe Snoop, sikurse edhe shumë mbështetës të tjerë, janë të befasuar se sa më pak paguhen femrat në krahasim me meshkujt.