Charlize Theron bashkë me Helen Mirren do të jenë në një aventurë tjetër shpejtësie me filmin e ri të serisë “Fast & Furious”.
Ylli i serisë Vin Diesel ka konfirmuar se dy aktoret do të kthehen në rolet e tyre, Cipher dhe Magdalene Shaw nga filmi i vitit 2017 “Fate of The Furious”, për filmin e nëntë të serisë që për momentin është në produksion në Londër, dhe do të ketë si prurje të re yllin e mundjes, John Cena.
Duke e bërë të ditur lajmin në një video në Instagram, Diesel tha, “Java e tretë, Fast 9, këtu në set. Kemi shumë prej aktorëve original, duke përfshirë fitueset e Oscarit, Charlize Theron dhe Helen Mirren. Disa befasi të reja, sikur John Cena, i cili, besoj unë, do të shkëlqej në këtë film”.
Theron më herët kishte pranuar se nuk e dinte se a do ta ftonin për rolin e cyber-terroristes Cipher, edhe pse ajo ishte aq e lumtur që mori pjesë në hitin aksion, që në kohën e daljes, kishte hapjen më të madhe, shkruan KOHA Ditore. Që nga atëherë është parakaluar nga epikët e Avengers, Endgame dhe Infinity War.
Ndërsa shfaqja e Mirren do të jetë e treta në seri, pasi që ka luajtur rolin e nënës së karaktereve të Jason Statham dhe Luke Evans në spin-off-in e serisë këtë verë, Hobbs & Shaw.
Fast 9, me regjisor Justin Lin, do të arrijë në kinema në maj të vitit tjetër.
-
10 korrik 2019 01:48
-
Shpërndaje në: