Starleta më e famshme në botë, Kim Kardashian (38), e publikoi një fotografi në kostumin miniatural të larjes.
Se sa është e famshme anëtarja e klanit Kardashian flet edhe fakti se pronarja e brendit të modës për më pak se një orë i ka shitur të gjitha madhësitë e kostumit të larjes, shkruan “Daily Mail”.
“Në një moment vërtet kisha frikë se faqja do të rrëzohej për shkak të numrit të madh të porosive që morëm”, – deklaroi Rebecca dhe shtoi se si ishte e shokuar kur e pa Kimin në kostumin e saj të larjes - Frankii është shtëpia e pjesëve të mira themelore, kështu që, kur Kim, mbretëresha e basic, i vesh kostumet tona të larjes, kjo me të vërtetë e pozicionon vendin tonë në këtë industri", shtoi ajo. Për më pak se 24 orë, janë shitur më shumë se 500 kostume të larjes, ndërkohë që ato përsëri do të jenë në dispozicion muajin e ardhshëm, shkruan KOHA Ditore.
Starleta u bë nënë për herë të katërt para dy muajsh. Ajo e publikoi në Instagram foton e djalit Pslam, i cili ka lindur përmes nënës surrogate më 9 maj. Pranë fotos së foshnjës ajo shkroi Psalm Ye, dhe adhuruesit supozuan se bëhej fjalë për emrin e mesëm të fëmijës.
Tre fëmijët e parë të reperit Kanye West (42) dhe Kimit nuk kanë emra të mesëm, raporton People. Nga ana tjetër, TMZ shkruan se gazetarët e tyre e kanë parë certifikatën e lindjes dhe se as Psalm nuk ka emër të mesëm, por ai është pseudonimi i tij.