Showbiz

Madonna e mposht Bruce Springsteen në top-listat amerikane për albume

Madonna ka arritur të plasohet për të nëntën herë në krye të top-listave amerikane.

“Madame X” ka debutuar në krye të Billboard 200 me 95.000 shitje ekuivalente albumesh në javën e vet të parë.

Albumi në fjalë është i pari nga Madonna, i cili pas shtatë vjetësh e zuri pozitën e parë, qëkur ajo i arriti majat e top-listave me MDNA në vitin 2012.

Ajo për herë të parë e zuri pozitën e parë në vitin 1985 me “Like a Virgin”, shkruan KOHA Ditore.

Madonna tani e ndjek Barbra Streisand me dy albume në pozitën e parë në mesin e të gjitha femrave. The Beatles e kanë numrin më të madh me 19 vende të para, pasuar nga Jay-Z me 14.

Ndërkohë, “Bruce Springsteen” është në vendin e 20-të të top 10 hiteve me “Western Stars” në pozitën e dytë, ndërsa “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” nga Billie Eilish dhe numri i parë i javës së kaluar “Happiness Begins” nga Jonas Brothers, bien në pozitën e tretë dhe të katërt.

Bastille e përmbyll top-pesëshen me albumin e tyre të ri, “Doom Days”.