Showbiz

Alban Skenderaj e Miriam Cani sërish do të bëhen prindër

Dy yjet e muzikës shqiptare, Alban Skenderaj e Miriam Cani do të bëhen sërish prindër.

Këtë e ka bërë të ditur sonte Alban Skenderaj gjatë koncertit që është duke e mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Derisa ishte në skenë së bashku me Miriam Canin dhe para se ta interpretonin këngën “Dhurata”, Alban Skenderaj ka thënë se, “këtë këngë ja kushtojmë vajzës sonë Ameli, por sonte po ia kushtojmë edhe një engjëlli që po vjen në jetë”.

Dhe më pas shkoi te Miriam Cani së cilës ia ledhatoi barkun.