Ylli i Marvelit iu drejtua fansave të tij në Twitter dhe i porositi t’i kthehen vetes dhe të punojnë për t’i korrigjuar mangësitë e tyre në vend që të përqendrohen në orientimin seksual të njerëzve të tjerë.
"Në vend se të filloni menjëherë me zemërim, i cili në fakt është vetëm frikë nga ajo që nuk e kuptoni, ndani kohë për të kërkuar empati", shkroi ndër të tjera në tweet Evans.
Paralajmërimi i organizimit të straight paradës u bë në qershor, muajin e krenarisë për komunitetin LGBTQ në Boston.
Straight parada është përpjekje e Mark Sahady, nënkryetarit të organizatës Super Happy Fun America, që njerëzit ta festojnë orientimin straight. Mbajtja e ngjarjes është caktuar për 31 gusht, shkruan KOHA Ditore.
"Rrugët do të mbyllen dhe do të lejohet vetëm trafiku me automjete zyrtare. Ky është shansi ynë që ta kemi një paradë patriotike në Boston, derisa e festojmë orientimin tonë heteroseksual", deklaroi Sahady në Facebook.
Sahady gjithashtu i siguroi mbështetësit e grupit se parada do të mbahet me gjithë kundërshtimin e shumë njerëzve, shkruan CNN.
"Kemi paraqitur ankesë për shkak të diskriminimit dhe si duket qyteti i Bostonit e kupton se e ka humbur atë padi. Qyteti tani po punon së bashku me ne në organizimin e paradës," shtoi Sahady.