Showbiz

Alban Skenderaj me këngë të re këtë javë

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, duket se këtë javë do të sjellë një këngë të re.

Kënga e re do të titullohet “Duamë” dhe ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Të enjten, ora 16:00. Duamë”, ka shkruar Skenderaj në Instagram.

Gjithashtu, Skenderaj në këtë postim ka publikuar edhe një fotografi në të cilën duket ai me, tani zyrtarisht, bashkëshorten e tij, këngëtaren e njohur Miriam Cani.

Skenderaj dhe Cani, pas lidhjes së tyre 12-vjeçare, këtë të diele kanë zbuluar se janë kurorëzuar zyrtarisht. Po ashtu, ata së bashku kanë edhe një vajzë të quajtur Amelia.

View this post on Instagram

Te enjten, ora 16:00 #Duamë ❤️

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on