Disa nga figurat më të njohura të industrisë së filmit ditë më parë u argëtuan në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes, i cili filloi më 14 maj dhe do të zgjasë deri në 25 maj.
Vëmendje të madhe tërhoqi aktorja dhe këngëtarja 26-vjeçare Selena Gomez, e cila për këtë ngjarje vendosi të paraqitet në fustanin e bardhë nga stilisti francez i modës Louis Vuitton. Adhuruesit e kritikuan në rrjetet sociale, por jo për shkak të fustanit apo stolive, por për shkak të fytyrës.
Shumë ndjekës kanë diskutuar gjatë për "fytyrën e re" të yllit të ri të popit. Shumë prej tyre mendojnë se Selena ka pasur korrigjime estetike, ndër të cilat janë edhe rinoplastika, botoksi, fillerët në buzë dhe faqe.
“Përse të gjitha vajzat e reja ia bëjnë këtë fytyrës? Çfarë do të ndodhë kur të jenë pesëdhjetë vjeçare? Ajo më dukej simpatike dhe e ëmbël më parë, por tani e ka shëmtuar veten. Dukesh e vjetër dhe e botoksuar", thuhej në një koment. Fansat më besnikë të Selenës menjëherë dolën në anën e saj duke pretenduar se bëhet fjalë për një grim të mirë dhe se idhulli i tyre nuk e ka pasur asnjë operacion ose korrigjim plastik, shkruan KOHA Ditore.
“Për çfarë operacioni plastik po flisni? Njerëzit nuk mund ta pranojnë faktin se personat ndryshojnë gjatë viteve. Selena e ka një grimer të mahnitshëm dhe është normale të duket ndryshe”, ishin këto disa nga komentet që i dolën në mbrojtje asaj në rrjetet sociale.