Showbiz

Pamela Anderson e viziton Julian Assange në burg, trajtimin e tij e konsideron të padrejtë

Botuesi australian po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të Anglisë në Belmarsh, pasi u dënua me 50 javë burgim për një shkelje të lirimit me kusht pasi e shkeli atë duke e pranuar ofertën për azil në ambasadën e Ekuadorit në vitin 2012, kur u përball me ekstradimin në Suedi për t'u përballur me akuza për përdhunim.

Duke folur me gazetarët pasi u bë personi i parë që e vizitoi Julianin në burg, Pamela tha se udhëtimi ishte "tronditës" dhe "i vështirë" dhe shtoi: "Ai nuk meriton të jetë në një burg të sigurisë së lartë. Ai kurrë nuk e ka kryer ndonjë akt të dhunshëm. Ai është një person i pafajshëm. Ai është njeri i mirë, ai është një person i mahnitshëm. E dua atë, nuk mund ta imagjinoj se çfarë ka kaluar."

Ajo gjithashtu tha se Julian ndihej "i izoluar" pasi i ishte mohuar qasja në çfarëdo informacioni të jashtëm dhe nuk ishte në gjendje të fliste me fëmijët e tij dhe iu lut fansave që ta tregonin mbështetjen e tyre duke i shkruar atij. Pamela vazhdoi duke thënë se ajo ndihej "e sëmurë" dhe "kishte nauze" pas vizitës së tij, shkruan KOHA Ditore.

Për vizitën, aktorja e kishte veshur një pelerinë të stilit të batanijes ku promovohej liria e fjalës, ku citohej lideri revolucionar britanik, Oliver Cromwell.