Showbiz

Drake dominon në Billboard Music Awards

Drake i shtoi edhe nëntë çmime të tjera nga ceremonia e Billboard Music Awards të mërkurën.

Reperi i fitoi çmimet më të mëdha të mbrëmjes për Top Artist dhe Top Male Artist gjatë ceremonisë së çmimeve dhe gjithashtu mbizotëroi në kategoritë e top listave në Billboard, ndërkohë që gjithashtu e fitoi çmimin për Top Rap Artist dhe Top Rap Male Artist.

Image

Cardi B, e cila ishte fituese e dyfishtë gjatë ceremonisë, i fitoi katër çmime të tjera, falë bashkëpunimit të saj me Maroon 5, “Girls Like You”, i cili i mori gjithsej katër çmime, përfshirë edhe Top Hot 100 Song, shkruan KOHA Ditore.

Ka pasur fitore të trefishta për Ella Mai, e cila dominoi në kategoritë R&B, yllin e muzikës country Luke Combs, Ozuna dhe artistin Christian Lauren Daigle, ndërsa Beyonce dhe JAY-Z, Ariana Grande, The Chainsmokers, Panic! At the Disco dhe BTS ishin që të gjithë fitues të dyfishtë.