Showbiz

U deshën 3 ditë që Rita Ora t’i rregullojë flokët për Met Gala

Një numër i madh i të famshmëve ishte prezent në Met Gala, me modele nga më të ndryshmet të veshjeve, grimit e madje edhe flokëve.

Rita Ora, ishte njëra prej tyre që morri vëmendjen e të gjithëve për pamjen e saj, transmeton Koha.net.

Ngjyra dhe dizajni i fustanit të saj ishte aq unik, por megjithatë flokët ishin ato që e veçonin.

Stilisti i flokëve të saj Cesar DeLeon Ramirez është ai që e bëri Ritën të duket kaq bukur.

“Çdo vit në Met Gala e kam nga një artist, këtë vit klient e kam Rita Orën. Ajo vajzë merr rreziqe të mëdha dhe do të bëjë nam mbi atë qilim”, ka thënë Ramirez.

E për këtë, atij iu deshën tri ditë që Ritës t’i bëjë “një copë arti në kokë” siç ka thënë ai.

Image