Showbiz

Adele tashmë në lidhje pas vendimit për shkurorëzim

Këngëtarja Adele (30), e cila kohët e fundit njoftoi se po shkurorëzohet nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Simon Konecki (45), në fakt tashmë një kohë është grua e shkurorëzuar, pohon “Daily Mail”.

Por jo vetëm kaq, këngëtarja private e cila po performon gjithnjë e më pak, sepse, siç thuhet, po e humb zërin, tashmë me vite jeton ndaras nga bashkëshorti, gjë që askush nuk e ka ditur deri më tani.

Përveç kësaj, ajo është parë se si në New York po takohet me një mashkull tjetër, i cili i ngjan tani ish-bashkëshortit, por është më i 'bukur", thonë burimet.

“Tani jam një grua e shkurorëzuar me përvojë, në kërkim të normalitetit të ri”, –thuhet t’u ketë thënë ajo miqve të saj. Në publik këngëtarja për shkatërrimin e martesës flet shumë pak, por miqtë e saj e dinë se lidhja dhe martesa kanë përfunduar prej kohësh.

Një burim i afërt me këngëtaren thotë se Adele është grua e fortë e cila dëshiron të vazhdojë me jetën, sidomos meqë duke pasur parasysh që jeton në Los Angeles, i pëlqejnë meshkujt amerikanë dhe del në takime të shumta. Por, burimi shton se këngëtarja nuk është në kërkim të diçkaje serioze, por është e përqendruar në rritjen e djalit gjashtëvjeçar Angelo, shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse nuk u shkurorëzuan menjëherë, kryesisht për shkak të fëmijës, Simon dhe Adele tashmë me vite kanë jetuar jetë të ndara. Së bashku ata ishin për tetë vjet, pastaj edhe tre vjet në martesë.

Ndarja ndodhi menjëherë pas martesës në vitin 2016, e cila gjithashtu ishte e fshehtë dhe për të u mësua vetëm në vitin 2017 në ndarjen e çmimeve Grammy, kur Adele e përmendi bashkëshortin e saj në fjalimin e falënderimeve.

“Adele është ndarë nga partneri, por prioritet i tyre është rritja e djalit të tyre Angelo”, - tha zëdhënësja e këngëtares.

Duke pasur parasysh që me siguri nuk ka kontratë paramartesore, Adelen me një pasuri prej mbi 180 milionë dollarë me siguri e pret një betejë e madhe për pronat dhe pasuritë.