Showbiz

Naomi Campbell rrëfehet: Ende sot jam viktimë e racizmit

Pavarësisht se Naomi Campbell është një prej modeleve më të famshme në botë për të paktën tre dekada, ajo është ende një viktimë e diskriminimit racor. Këtë gjë e ka thënë vetë 48-vjeçar në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue UK”, në të cilën tregoi se një reklamë e saj nuk u publikua në një vend për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Modelja e njohur, e cila së fundmi është fytyra e re e firmës së njohur ‘Valentino’, ka shpjeguar se racizmi është ende në sektorin e saj.

“Fytyra ime u përdor për një fushatë të re publicitare dhe më thanë që për shkak të lëkurës sime një shtet nuk do të përdorte foton time.

Unë nuk u mërzita ishte një sprovë e radhës” –tha modelja e njohur. Në të njëjtën intervistë Naomi ka thënë se në fillim të karrierës së saj si modele ka luftuar për të kapërcyer barrierat. Në vitet ’80 disa stilistë as i shkonte në mendje të punësonin modele me ngjyrë. Kam luftuar për t’i bindur për të më punesuar dhe për të më dhënë të njëjtin shpërblim si kolegët e mi të bardha”- përfundoi modelja e njohur/BW.